Anglia lejon hapjen, 20 mijë tifozë më 15 maj në finalen e Kupës

Anglia lejon hapjen, 20 mijë tifozë më 15 maj në finalen e Kupës

16:23, 14/03/2021

Një lajm pozitiv vjen nga Anglia. Në datën 15 maj do të luhet finalja e Kupës së Anglisë dhe mesa duket autoritete angleze janë të një zëri; në stadium do të lejojnë praninë e rreth 20 mijë tifozëve.

Që nga mbyllja e stadiumeve në vitin e shkuar për shkak të pandemisë, futbolli është luajtur me stadiume të boshatisura, vendim ky i cili ka shkaktuar dhe dëme të mëdha ekonomike te klubet, pas shitja e biletave është një burim i madh fitimesh për klubet e futbollit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, autoritet kanë vendosur që në finalen e Kupës më 15 maj të jenë të pranishëm 20 mijë tifozë.

Një hap shumë i madh ky drejt daljes nga izolimi, duke ditur se në verë do të luhet dhe Europiani, ku disa shtete kanë refuzuar të presin ndeshje sepse nuk janë të gatshëm të hapin stadiumet për tifozët.

Për këtë vendim foli dhe sekretari i kulturës në Mbretërinë e Bashkuar Oliver Duden, i cili u shpreh: “Këto ngjarje do të jenë thelbësore në gjetjen e mënyrave për t’i kthyer tifozët dhe audiencat në mënyrë të sigurt dhe pa distancime shoqërore. Ne do të drejtohemi nga ekspertët e shkencës dhe mjekësisë për të bërë atë që duhet. Ne duam t’i rikthejmë njerëzit të shijojnë atë që duan dhe të sigurojmë që disa nga industritë tona më të rëndësishme të rikthehen në funksionim të plotë. Këto janë hapa të rëndësishëm drejt një stine të sigurte vere për britanikët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco