Arminia Bielefield bëhet makthi i të mëdhave të Bundesligës

Arminia Bielefield bëhet makthi i të mëdhave të Bundesligës

16:14, 14/03/2021

Arminia Bielefeld është padyshim makthi i ekipeve të mëdha në Bundesligë dhe këtë gjë e ka konfirmuar pasditen e sotme.

Pasi mori një barazim në “Allianz Arena” ndaj gjigantëve të Bayern Munchen, Bielefeldi mposhti sot Leverkusenin me rezultatin 1-2.

Ndeshja nisi në tatëpjetë që në fillim për Leverkusen, pasi pësoi gol në minutën e 18-të.

Ritsu Doan ishte autor i golit, me japonezin e talentuar që i dha avantazhin të tijve.

“Aspirinat” u munduan të reagonin, por në pjesën e dytë pësuan edhe një tjetër gol.

Ishte një tjetër japonez që shënoi përsëri për Bielefeld. Okugawa i shtangu të gjithë me golin e tij, duke i dhënë një goditje akoma më të rëndë Leverkusenit.

Schick u mundua të rifuste në lojë ekipin e tij me golin në minutën e 85-të, por asgjë më tepër.

Bielefeld mori një fitore me mjaft vlera në luftën për mbijetesë, teksa u ngjit në vendin e 14-të, duke lënë pas vetes Hertha Berlin dhe Mainz.

Nga ana tjetër, Leverkusen mbetet në vendin e gjashtë, me zonën Champions që duket gjithnjë e më larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco