Tonali për Gattuson: Është si një baba për mua!

Tonali për Gattuson: Është si një baba për mua!

15:17, 14/03/2021

Milan përballet me Napolin mbrëmjen e sotme në “San Siro”. Do të jetë një ndeshje speciale, sidomos për trajnerin e Napolit, Gattuso që do të sfidojë ekipin e tij të zemrës, ku ka kaluar dhe pjesën më të madhe të karrierës.

Gjithsesi, nuk është vetëm për Gattuson një sfidë speciale, por edhe për Sandro Tonalin, i cili në një intervistë për “Sky Sport” ka rrëfyer se Rino është si një baba për të.

“Flasim gjithmonë me njëri-tjetrin. Gattuso ka qenë dhe është si një baba për mua në Botën e futbollit. Ai më jep këshilla si lojtar dhe si njeri dhe gjithmonë më kritikon për gjërat që mund të bëj gabim. Kështu është Rino, pret shumë nga unë dhe kështu duhet të jetë në fakt, pasi edhe unë pres shumë nga vetja”, ka përfunduar Tonali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco