Seria-A/ Bolonja fundos Sampdorian

Seria-A/ Bolonja fundos Sampdorian

14:50, 14/03/2021

Bolonja mposhti 3-1 Sampdoria në shtëpi, në kuadër të javës së 27-të të Serisë A.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 28-të nga Musa Barrow, pas një asisti të Rodrigo Palacio-s (1-0, 28').  Ndonëse Sampdoria u përgjigj me Fabio Quagliarella (1-1, 37), skuadra e Sinisa Mihajlovic kaloi shpejt në avantazh.

Barrow këtëe herë bëri asistuesin për Mattias Svanberg, që nuk gaboi përballë portierit (2-1, 41).Goli që vulosi triumfin e bolonjezëve e shënoi Roberto Soriano (3-1, 70). Falë këtij suksesi, vendasit ngjiten në vendin e dymbëdhjetë në Serie A, menjëherë pas kundërshtarit të tyre të ditës . Skuadra e Claudio Ranieri nuk ka fituar që prej pesë ndeshjeve në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco