Rrahmani nokaut pas tetë ndeshjeve radhazi, dëmtimi i mbrojtësit tremb Kosovën

Rrahmani nokaut pas tetë ndeshjeve radhazi, dëmtimi i mbrojtësit tremb Kosovën

11:56, 14/03/2021

Amir Rrahmani ndalet pas tetë ndeshjeve radhazi të luajtura në Serie-A me fanellën e Napolit. Mbrojtësi Kosovës ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Gattuso për ndeshjet me Milanin dhe Romën.

Ndërkohë, ky ka shqetësuar edhe përfaqësuesen e Kosovës që në fund të marsit ka tre sfida për Botërorin e Katarit 2022. Më datë 24 mars, Dardanët presin Lituaninë ndërsa po në shtëpi, katër ditë më pas luajnë ndaj Suedisë. Ndërkaq më datë 31 mars, është Spanja në transfertë.

Tashmë, mbetet për t’u parë si do të menaxhohet situata e Rrahmanit i cili ndoshta për përballjen me iberikasit do të jetë rikuperuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco