VIDEO/ Rikthehet me gol vendimtar nga dëmtimi, Ndoji i jep fitoren në limite Brescia-s

VIDEO/ Rikthehet me gol vendimtar nga dëmtimi, Ndoji i jep fitoren në limite Brescia-s

09:01, 14/03/2021

Emanuele Ndoj qëndronte prej 4 muajsh jashtë fushave të lojës, për shkak të një dëmtimi. Por për fat të mirë, ai e ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe është rikthyer në fushë këtë të shtunë në ndeshjen që skuadra e tij, Brescia zhvilloi ndaj Frosinones.

E ky rikthim shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi mesfushori i Kombëtares shqiptare realizoi golin që i dha fitoren ekipit të tij.

Trajneri i Brescias vendosi t’i japë hapësirë fuitbollistit shqiptar duke e aktivizuar në pjesën e dytë të sfidës.Ky vendim ishte i duhuri pasi Ndoji jo vetëm i dha ekuilibër mesfushës në minutat në vijim të sfidës, por edhe kur shënohej minuta e 93-të e sfidës që ishte barazim 0-0, shënoi golin e fitores për skuadrën e tij duke i dhënë tre pikë që e mbajnë në mesin e tabelës së klasifikimit të Serisë B.

Për Ndojin ky ishte goli i tretë në vetëm 5 ndeshje që ka luajtur në këtë sezon në Serinë B, ku shpreson të luajë tashmë rregullisht në vijimin e sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco