Ish-futbollisti i Gjermanisë kritikon ashper Mustafin: Ishte i përfshirë në çdo gol, ju mund të...

Ish-futbollisti i Gjermanisë kritikon ashper Mustafin: Ishte i përfshirë në çdo gol, ju mund të...

08:42, 14/03/2021

Schalke vazhdon me rezultatet negative në Bundesliga. Këtë të shtunë, “Minatorët” u mundën nga Wolfsburg me rezultatin 5-0.

Si mos të mjaftonte rezultati i thellë,  paraqitje zhgënjyese bëri dhe mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi i cili realizoi një autogol dhe ishte fajtor tek goli i tretë që pësoi Schalke, duke kthyer keq një top mbrapa.

Ish-futbollisti i Bayern Munich dhe Kombëtare gjermane, Dietmar Hamann tashmë në rolin e specialistit të futbollit, nuk e ka kapërdirë dot këtë rezultat dhe gjithë fajin ja ka hedhur Mustafit, dukë e cilësuar atë si lojtar stoli. “Kur shoh një Mustafin i cili ishte i përfshirë në çdo gol sot. Ai është një lojtar që nuk luajti tek Arsenal për një vit. Këta lojtarë tani janë sjellë si shpëtimtarë, por ju mund të shihni pse ai nuk ka luajtur për një vit “, u shpreh në fund të ndeshjes, Haman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco