Ja kur u krijua Klubi Basketbollistik Peja

Ja kur u krijua Klubi Basketbollistik Peja

17:01, 13/03/2021

Ishte data 13 mars e vitit 1993 kur në qytetin e Pejës krijohet zyrtarisht ekipi me emrin “Klubi Basketbollistik Peja”, e qe sot është klubi më i organizuar dhe i dyti më i trofeshmi në basketbollin e Kosovës. 

Edhe pse ky klub muaj më heret kishte filluar garat e sezones 1992/93, krijimi zyrtar i saj u bë në marsin e vitit 1993. 

Kryetar i parë i klubit ishte Ilahmi Gashi, sekretar Riza Gjakova, trajner Valdet Spahija e Mit’hat Belegu, ndihmës-trajner Rexhep Kelmendi dhe Avdurahman Belegu, ndërsa me ekipin e të rinjeve filluan të punojnë Afrim Zeqiri dhe Jakup Kasapolli. 

Kryesia e parë e KB Pejës përbehej nga: Ahmet Nimani, Besim Gjuka, Sebajdin Sylejmani, Agim Lluka, Riza Gjakova, Valdet Spahija, Agim Beqiraj dhe Turhan Zajmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco