Seferi: Në derbin e parë kisha 6 muaj pa luajtur, Alban Hoxha do e shohë në ndeshje nëse do t’i shënoj

Seferi: Në derbin e parë kisha 6 muaj pa luajtur, Alban Hoxha do e shohë në ndeshje nëse do t’i shënoj

11:56, 12/03/2021

Tirana do të luajë nesër derbin ndaj Partizanit në orën 13:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe në vigjilje të kësaj sfide ka folur sulmuesi kryesor, Taulant Seferi, i cili ka analizuar këtë takim përpara mediave:

Skuadra po ecën mirë dhe shpresoj që nesër të jemi me të njëjtin ritëm. Ta marrim me qetësi dhe vëmendje dhe shpresoj të triumfojmë.

Tifozët? Më mungojnë shumë. Edhe në derbin e kaluar ishte pa tifozë dhe është ndryshim dhe mungesë e madhe edhe për ne dhe për futbollin shqiptar.

Futbolli nuk është individual, jemi kolektiv, po e marrim me qetësi dhe me përqendrim të madh. Në ndeshjen e parë me ta kisha 6 muaj pa luajtur, kisha probleme, tani jam mirë.

Alban Hoxha ka thënë se nuk i shënoj dot? E përshëndes Albanin shumë se është ‘superçun’, por do e shohim në ndeshje.

Rasti i humbur në ndeshje? Më kujtohet, por s’kemi ç’bëjmë, kështu është futbolli”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco