Formula 1/ Konfirmohet një rast me COVID-19

Formula 1/ Konfirmohet një rast me COVID-19

09:39, 12/03/2021

Testet dimërore të Formula 1 që do të nisin sot në pistën e Sakhir, në Bahrein, vijnë me lajmin se shefi i skuadrës Alfa Romeo, Frederic Vasseur, ka dalë pozitiv me koronavirus.

Ai ka hyrë menjëherë në karantinë, ku do të qëndrojë për dy javë, ndërkohë që nuk shfaq simptoma.

Duke zbatuar protokollin anti-Covid të Formula 1, e gjithë skuadra e Alfa Romeo i është nënshtruar tamponit dhe janë në pritje të përgjigjes.

Gjithsesi, për momentin nuk dyshohet për asnjë person tjetër pozitiv dhe pritet që pilotët dhe skuadra e Alfa Romeo të jenë sot rregullisht në ditën e parë të testeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco