VIDEO/ Gol në minutat e fundit, Milan shmang humbjen ndaj Manchester United

VIDEO/ Gol në minutat e fundit, Milan shmang humbjen ndaj Manchester United

20:58, 11/03/2021

Një gol i Simon Kjaer në minutën e 92-të shpëtoi Milanin nga një humbje 1-1 ndaj Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16 në Europa League.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan dy gola.

Talenti nga Bregu i Fildishtë, Amad Diallo kaloi në avantazh “Djajtë e kuq”, në minutën e 50-të.

Kur dukej se ndeshja po përfundonte, mbrojtësi danez, Kjaer shënoi për kuqezinjtë, duke i dhënë barazimin dhe duke lënë gjithçka të hapur për në ndeshjen e kthimit që luhet më 18 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco