Vjen suksesi i radhës i Kosovës nga sporti i karatesë në arenën ndërkombëtare

Vjen suksesi i radhës i Kosovës nga sporti i karatesë në arenën ndërkombëtare

19:53, 11/03/2021

Klubi i Karatesë, "Prishtina" ka njoftuar për suksesin e radhës në arenën ndërkombëtare.

Klubi njofton se anëtari i klubit, njeherazi gjyqtari aktual i Federatës së Karatesë së Kosovës, Adonis Sinidolli ka kaluar me sukses provimin në Stamboll dhe është liçencuar si gjyqtari më i ri i nivelit botëror në trojet shqiptare.

Njoftimi i plotë:

Kemi nderin te ju njoftojme per suksesin e rradhes te anetarit te klubit te Karatese "Prishtina", njeherazi gjyqtari aktual i Federates se Karatese se Kosoves z. Adonis Sinidolli qe ka kaluar me sukses provimin ne Stamboll dhe eshte liçencuar si gjyqtari me i ri i nivelit boteror ne trojet Shqiptare. Falenderojme komisionin e gjyqtareve te Kosoves ne krye me kryetarin Z. Ardian Muhadrin, Federaten e Karatese se Kosoves ne krye me Presidentin z. Ismet Krasniqin dhe sekretarin Z. Nazmi Gashi per perkrahjen e vazhdueshme dhe angazhimin e tyre drejte investimit ne kuadro te reja dhe me perspektive per gjyqtarine jo vetem ne Kosove, por ne bote. Urime Adonis; Urime Kosove edhe per nje reprezenatim edhe me te larte te shtetit tone ne arena nderkombetare!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco