Femrat U-17 / Hidhet shorti për kualifikueset e Europianit, Shqipëria vend organizator

Femrat U-17 / Hidhet shorti për kualifikueset e Europianit, Shqipëria vend organizator

19:01, 11/03/2021

Në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, është hedhur ditën e sotme shorti për UEFA European Ëomen’s Under-17 Championship. Shqipëria ndodhet në Ligën B ku është shortuar në Grupin B6 me Azerbaxhjanin dhe Malin e Zi, në një mini turne që do të mbahet në Shqipëri si vend organizator.

Kualifikueset U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riogranizuar sëfundmi, me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të vitit 2020, duke ndarë skuadrat në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për tu bërë konkuruese dhe për tu ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.

Në Ligën A janë 7 grupe me nga katër skuadra, ndërkohë që në Ligën B janë gjashtë grupe ku tre janë me nga katër skuadra dhe tre të tjera me 3 skuadra për një total prej 21 shtetesh që përfaqësohen në këtë ligë. Shqipëria do të garojë për të arritur një sukses dhe për tu ngjitur një ligë më lart, si dëshmi e rritjes së vazhdueshme që po tregon futbolli shqiptar i femrave prej vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco