Shtypi spanjoll gjen fajtorin/ ‘Mund të ishte hero, por i ka munguar gjithçka’

Shtypi spanjoll gjen fajtorin/ ‘Mund të ishte hero, por i ka munguar gjithçka’

18:20, 11/03/2021

Në Spanjë po diskutohet shumë paraqitja e Ousmane Dembele në ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje mes Paris Saint-Germain dhe Barcelona-s.

Sulmuesi francez ka qenë padyshim më i rrezikshmi nga katalanasit (bashkë me të zakonshmin Messi), por ka humbur disa raste të pastra, telesport.

Shumë media spanjolle nuk e kanë falur: për Marca-n, ish-ylli i Borussia Dortmund “mund të kishte hedhur hapin që do ta kishte kthyer në një legjendë të klubit, por nuk ia ka dalë”.

Sport ka shkruar se “ka qenë pothuajse eroi i mbrëmjes, por i ka munguar gjithçka”.

Ka patur mendim të kundërt Mundo Deportivo, që ka nënvizuar vetëm gjërat pozitive: “Ka vënë në rrezik PSG-në me kontrollin e topit dhe ka qenë shumë aktiv”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco