Klubi i Bundesligës hap dyert për tifozët këtë fundjavë

Klubi i Bundesligës hap dyert për tifozët këtë fundjavë

16:50, 11/03/2021

Po sikur spektatorët të ktheheshin në stadium më shpejt sesa pritej? Kjo është ajo që klubi Bundesligës gjermane, Union Berlin, po përgatitet të bëjë. Në të vërtetë, klubi kryeqytetas do të mirëpresë 379 persona këtë fundjavë në mjediset e “Stadion An der Alten Forsterei” në kuadër të javës së 25-të të kampionatit gjerman kundër Këlnit.

Sipas informacionit të “Berliner Zeitung”, të gjithë personat që do jenë në stadium do t’u duhet të paraqesin një test negativ për Covid. Një hap i parë i rëndësishëm përpara se të mirëpresim më shumë njerëz në javët ose muajt që vijnë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco