Strakosha do të largohet nga Lazio, shqiptari drejt Premier Leagues?

Strakosha do të largohet nga Lazio, shqiptari drejt Premier Leagues?

16:42, 11/03/2021

E ardhmja e Thomas Strakoshës me shumë gjasa do të jetë larg Lazio-s.

Thomas Strakosha e ka humbur prej disa muajsh vendin e titullarit në formacionin e Lazios me trajnerin Simone Inzaghi që ia ka besuar portën, veteranit Pepe Reinas.

Lazio është e gatshme ta shesë Strakoshën për të mos e humbur me parametër zero pas një viti pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.

Sipas mediave në Itali dëshira e portierit shqiptar është të transferohet te Borussia e Dortmundit por me shumë gjasa e ardhmja e tij do të jetë në Premier League pasi Strakosha pëlqehet shumë nga drejtuesit e West Ham të cilin po përgatitin një ofertë për kartonin e tij.

“Hammers” të cilët e kërkuan dhe në janar kuqeziun vlerësojnë reflekset e shkëlqyera të Strakoshës dhe duke patur parasysh edhe marrëdhëniet e mira që kanë Lotiton pas blerjes së Felipe Anderson do ta bëjnë një tentativë për shqiptarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco