Maldini: Milani do të jetë gjithmonë pasioni im

Maldini: Milani do të jetë gjithmonë pasioni im

14:21, 11/03/2021

Drejtori teknik i klubit të AC Milan, Paolo Maldini, ka thënë se Milani do të jetë gjithmonë pasioni i tij.

Pas një faze tranzicioni në të cilën kaluan Milani, ish-kapiteni i skuadrës beson se ata kanë krijuar një skuadër të mirë dhe çdo lojtar në botë ëndërron të luajë për ta, transmeton lajmi.net.

“Asnjëherë nuk kam menduar që klubi mund të shuhet ose të dështojë në një lloje forme”, tha Maldini për So Foot. “Gjithkush e di se kemi kaluar nëpër sfida të ndryshme”.

Ai konfirmoi edhe një herë dashurinë e madhe që ka për klubin duke treguar se Milani është njëri nga skuadrat më të suksesshme në botë. “Jemi një nga tre klubet më të suksesshëm në botë. Ne gjithmonë duhet ta kujtojmë këtë”.

Pas 901 ndeshjeve me ekipin, Paolo Maldini doli në pesion në vitin 2009, duke fituar pesë Liga të Kampionëve, shtatë Scudetto dhe një Coppa Italia.

Ndeshja e ardhshme e Rosonerëve do të jetë pikërisht sonte me fillim nga ora 18:55 ndaj Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco