Babai i Neymarit ka një mesazh në prag të përballjes kundër Barcelonës

Babai i Neymarit ka një mesazh në prag të përballjes kundër Barcelonës

17:08, 10/03/2021

Sot në orën 21:00, PSG-ja do të presë Barcelonën në “Parkun e Princave” për ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve.

Babai i Neymarit ka komentuar këtë përballje speciale, ndërsa sot djali i tij nuk do të luajë për shkak të një dëmtimi.

“Sot është dita kur do të ketë një rrugëtim të ri në historinë e PSG-së në Champions League. Një Histori plot momente të shkëlqyera dhe të paharrueshme që vetëm bashkimi mes sportistëve të kësaj skuadre mund ta bënte realitet. Jam larg por po bëj tifo për PSG-në. Sa e mirë dhe e këndshme është kur vëllezërit jetojnë së bashku! Paç fat të mirë PSG”, përfundon Neymar Pai.

Vlen të theksojmë që skuadra franceze është një hap larg kualifikimit në çerekfinale pasi ndeshjen e parë në “Camp Nou” e fitoi me rezultatin 4-1.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Neymar Pai (@neymarpai_)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco