Do largohet nga Lazio apo do qëndrojë? Strakosha merr vendim për të ardhmen

Do largohet nga Lazio apo do qëndrojë? Strakosha merr vendim për të ardhmen

16:26, 10/03/2021

E ardhmja e Thomas Strakoshës me shumë gjasa do të jetë larg Lazio-s.

Portierit të kombëtares shqiptare i skadon kontrata me klubin bardhekaltër në qershor të 2022 dhe ai preferon të mos rinovojë, raporton “Il Messagero”.

Me shitjen e tij, Lazio pritet të ketë një plusvalecë të madhe duke e parë se e bleu për një shifër prej 75 mijë eurosh nga Panioniosi.

Duke parë se aktualisht portieri 25-vjeçar është një zgjedhje e dytë e trajnerit Simone Inzaghi, vlera e 30 milionë eurove të kartonit të tij duket tepër i shtrenjtë, por deçizive pritet të jetë nëse mund të jetë protagonist në sfidat e mbetura me kryeqytetasit për të parë nëse vlera e tij mund të rritej përsëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco