Nedved ‘tërbohet’ nga eliminimi i Juventusit, godet me shkelm...

Nedved ‘tërbohet’ nga eliminimi i Juventusit, godet me shkelm...

11:34, 10/03/2021

Në shtëpinë e Juventusit mbretëron hidhërimi. Largimi nga Champions League, qysh në 1/8 finale, e tërboi fare Pavel Nedved, dukshëm nervoz në bilbilin e fundit të ndeshjes kundër Portos.

Zv.presidenti bardhezi, i pranishëm në tribunat e “Allianz Stadium”, sapo u vulos eliminimi i të tijve nga gara kontinentale, nga duart e luzitanëve, pati një shpërthim jo fort elokuent.

Ai goditi njërën prej tabelave reklamuese, të pozicionuara në skajet e fushës.

Më tej, Nedved zbriti në fushë në fund të ndeshjes, mjaft i zemëruar, pa ngushëlluar askënd nga kampionët italianë.

Me siguri, rezultati final i sfidës së dyfishtë ndaj Portos e ka tronditur mjedisin bardhezi, drejtuesit e klubit, që për të tretin sezon radhazi nuk shkojnë dot në çerekfinale të këtij kompeticioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco