E ardhmja te Juventusi? Pirlo flet pas eliminimit nga Championsi

E ardhmja te Juventusi? Pirlo flet pas eliminimit nga Championsi

11:03, 10/03/2021

Juventus e sheh veten për të dytin vit radhazi jashtë fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, teksa u eliminua nga Porto pas kohës shtesë, edhe pse fituan me rezultatin 3-2.

Trajneri Andrea Pirlo pranoi se katër gabime të bëra nga të tijtë në dy ndeshje, janë shumë për një kompeticion si Champions, ndërsa shton se projekti vazhdon dhe ky ishte vetëm fillimi.

“E nisëm ndeshjen më mirë se Porto. Më pas disavantazhi na detyroi të luanim një ndeshje ndryshe. Katër gabime në Champions janë shumë dhe është normale të eliminohesh nga kompeticioni.

E ardhmja ime? Po punoj në një projekt të bërë pak muaj më parë dhe ky është vetëm fillimi. Prandaj do të vazhdoj të punoj i qetë.

A do të ndihem në presion këto dy muaj? Nuk do të jem i lumtur të punoj tashmë duke pasur gjithnjë një javë kohë sepse doja të shkoja para në Champions, por do të jetë një test për mua të ndryshojë pak ritmin”, u shpreh Pirlo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco