Ka përfunduar me rezultatin 3-2 në favor të kuqezinjve ndeshja e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian 2022 të Futsallit mes Shqipërisë dhe Danimarkës, që u luajt sot në sallën e Parkun Olimpik të Tiranës.
Shqipëria mori fitoren e parë në këto eliminatore, përballë Danimarkës, ekip me të cilin u përball vetëm një natë më parë (3 mars) po në Tiranë.
Pas ndeshjes, festa e kuqezinjve ishte e ligjshme. Me thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar” lojtarët, stafi dhe trajneri Erind Resuli kanë festuar në dhomat e zhveshjes, duke krijuar një atmosferë elektrizuese dhe mjaft emocionuese.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: