Skuadra e Barcelonës arriti që të fitojë 3-0 ndaj Sevillas për të realizuar përmbysjen e bujshme dhe për tu kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit.
Pas ndeshjes, Ronald Koeman pranoi se ai po mendon për të mposhtur edhe Paris Saint-Germain në Champions League.
“Sigurisht që është më e lehtë për t’u rikthyer nga rezultati 2-0 sesa 1-4”, u shpreh trajneri holandez.
“PSG ka një skuadër shumë të mirë dhe lojtar të mëdhenj. Ne megjithatë, do të fillojmë ndeshjen me qëllimin e vetëm për ta fituar atë, për të parë në qoftë se kemi mundësi kualifikimi”, tha Koeman.
Katalunasit u mposhtën 4-1 nga Parisienët në “Camp Nou” dhe ndeshjen e kthimit do të synojnë përmbysjen.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: