Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, gjeti kënaqësinë për ta tallur Suson në rrjetet sociale, pas fitores së Barçës kundër Sevillës në Kupën e Mbretit.
Ousmane Dembele e kaloi Barçën në avantazh në fillim të takimit, para se Gerard Pique ta dërgonte ndeshjen në kohën shtesë me një gol me kokë në minutat e fundit, duke ia mundësuar Martin Braithëaite ta shënojë golin e kualifikimit në finale.
Pas ndeshjes së parë, Suso e kishte quajtur qaraman Pedrin e Barcelonës, pasi ky i fundit kishte thënë se Barçës iu mohua një penallti. Në ndeshjen e kthimit, Pedri luajti rol kyç në triumfin e Barcelonës.
Puyol iu përgjigj reagimit të Susos në Tëitter nga ndeshja e parë, duke shkruar: “Natën e mirë!” e shoqëruar me emoj duke qarë.
Buenas noches! ?????? https://t.co/p08xfVWMiz
— Carles Puyol (@Carles5puyol) March 3, 2021
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: