Barcelona arriti të fitojë ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Sevillas në Kupën e Mbretit me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Ousmane Dembele i dha avantazhin Barcelonës dhe motivimin duke shënuar në minutat e parë të ndeshjes.
Blaugranët po sulmonin gjatë gjithë kohës dhe në fundin e ndeshjes gjeten edhe golin e dytë me anë të Gerard Piques. Në shënimin e këtij goli, vëmendje të madhe mori edhe festimi i kapitenit Lionel Messi.
Messi celebrating the equaliser ????
— MC (@CrewsMat19) March 3, 2021
pic.twitter.com/c0RY1kEm26
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: