Zyrtare/ Juventus aktivizon opsionin e blerjes për Weston McKennie

Zyrtare/ Juventus aktivizon opsionin e blerjes për Weston McKennie

17:16, 03/03/2021

I huazuar me opsionin e blerjes nga Schalke 04, Weston McKennie (22), autor i 4 golave ??dhe 2 asistimeve në Serie A me fanellën e Juventusit, vazhdon ngritjen në nivelet e larta pasi shpërtheu sezonin e kaluar në Gjermani. Nën urdhrat e Andrea Pirlo, mesfushori amerikan po tregon më të mirën nga vetja dhe pritet ta bëjë këtë dhe për disa vite.

Pak çaste më parë, bardhezinjtë njoftuan se kishin ushtruar mundësinë e blerjes për numrin 14 për 18 milionë euro, që mund të shkojë deri në 25 milionë euro në varësi të disa shpërblimeve. Një operacion i mirë për Juve që po ndërton një ekip të përqendruarnë të ardhmen me shumë lojtarë të rinj.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco