PSG në alarm/ Futbollisti del pozitiv me Koronavirus gjatë grumbullimit, do testohen të gjithë

PSG në alarm/ Futbollisti del pozitiv me Koronavirus gjatë grumbullimit, do testohen të gjithë

16:40, 03/03/2021

Lajme jo të mira kanë ardhur ditën e sotme për PSG-në, teksa një prej lojtarëve ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Bëhet fjalë për Moise Kean, i cili pasi ka kryer testin ka dalë pozitiv.

Sulmuesi po kalonte një formë të mirë, duke shënuar në ndeshjet e fundit, por tashmë do t’i duhet të ndalet për të paktën 2 javë.

Kean ishte i grumbulluar me ekipin dhe për këtë arsye pjesa tjetër e kampionëve të Francës do të kryejnë edhe një tjetër test, ku shpresohet të mos të ketë të tjerë lojtarë pozitivë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco