Pas barazimi/ Ilir Daja: Fusha 1 javë pa u vaditur, ‘mëkat’ të kërkojmë cilësi!

Pas barazimi/ Ilir Daja: Fusha 1 javë pa u vaditur, ‘mëkat’ të kërkojmë cilësi!

15:47, 03/03/2021

Partizani barazoi 1-1 kundër Apolonisë, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Pas takimit, ka folur trajneri Ilir Daja i cili u shpreh i kënaqur me atë që skuadra e tij prodhoi në fushën e blertë, por kishte rezerva për organizatorët e takimit.

Ai tregoi fushën që sipas tij kishte më shumë se 1 javë pa u vaditur. Madje ftoi edhe kameramanin që ta pasqyronte gjendjen e terrenit për të gjithë sportdashësit.

“Kishim ardhur për një fitore pavarësisht se Apolonia nuk vodhi gjë. Me atë prodhoi loja, bëmë gabim me autogolin. Kemi marrë një kundërsulm që shënuam në portën tonë. Kemi bërë ç’është e mundur për ta përmbysur rezultatin. Na ka vështirësuar punën terreni. Të luash në 2021 në një fushë që nuk është vaditur prej 1 jave, nuk e di. Kemi bërë gjithë atë kampionat të mirë. Nuk kthejmë kokën pas. Edhe pse sot barazuam, kemi bërë gjithçka mirë. Kemi prodhuar një lojë të mirë.

Melo dhe Asani? Janë futbollistë që nuk marrin shumë thellësinë. Veprojnë mirë me topin. Edhe mënyra e lojës sonë është të nxjerrim në efiçençë cilësitë e tyre. Nuk po merrem me terrenin vërtetë për të gjetur alibinë, por për mua ndikoi jashtë mase. Të paktën duhet lagur një fushë për të qenë terreni i duhur. E gjithë fusha është këtu. Të mungojë impianti vaditës në 2021, është gjynah të kërkojmë cilësi në futbollin shqiptar.

0 gola dhe 0 asist nga Cordiero? Cordiero s’është qendërsulmues. Është përshtatur aty prej mungesës së Juniorit. Në merkaton e verës mund të ishim kompletuar, por ishte e bllokuar. Një lojtar i tillë, kur luan qendërsulmues, më shumë bën rolin e një 9-shi falls që fut në efiçençë cilësitë e lojtarëve të tjerë. Përpiqet shumë, nuk ka bërë stërvitje të rregullt për shkak të problemeve shëndetësore. Ka bërë mirë për ekipin, por është një statistikë që nuk e kundërshtoj dot. Nuk mund të shkoj te goli, nuk mund të shkoj te asistet, por bën një punë të mirë për manovrën e skuadrës. I ka shkuar manovrës sonë”, përfundoi Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco