VIDEO/ Tirana fiton pastër ndaj Bylisit

VIDEO/ Tirana fiton pastër ndaj Bylisit

14:58, 03/03/2021

Tirana ka fituar lehtësisht 2-0 në shtëpi përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën e 40’ kampionët në fuqi kalojnë në avantazh 1-0 falë golit të Jocelin Behiratche. Pas asistit të Ismailgecit, futbollisti goditi saktë me kokë duke mposhtur portieri Qirko në të parën gjuajtje në kuadrat.

Golin e dytë dhe të qetësisë e realizoi Jurgen Celhaka në minutën e 75’. Ismailgeci përfiton nga një gafë e Loran brenda zonës, pas inkursionit të Kale nga e djathta, teksa mbrojtësi nuk fal me një gjuajtje të saktë në afërsi të pikës së penalltisë.

Deri në minutat e fundit nuk ndryshoi rezultati. Pas kësaj fitore Tirana pozicionohet në vendin e pestë me 32 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco