E ardhmja e yllit të Barcelonës, Lionel Messi duket se është larg “Camp Nou”.
Argjentinasi verën e kaluar kërkoi largimin nga Barcelona, por vendimin e tërhoqi në minutat e fundit të merkatos për të mos përfunduar në gjyq me klubin katalanas.
Pavarësisht, që mbeti në Barcelonë, PSG zyrtarisht përmes lojtarëve dhe trajnerit e ka ftuar Messin në “Parkun e Princave”. Sipas El Chiringueto, Messi ka nisur të kërkojë shtëpi në Paris.
Kontrata e 34-vjeçarit skadon në verë dhe kërkohet nga dy klubet e mëdha, Manchester City dhe PSG, sidoqoftë duke u bazuar në raportin e televizionit spanjoll, sulmuesi preferon lëvizjen drejt Francës ku do të bashkohet me Neymarin.
???? EXCLUSINDA????
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) March 3, 2021
"MESSI está buscando CASA en PARÍS"#ChiringuitoInda pic.twitter.com/NnIraeQrzv
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: