Drejtuesit e klubit të Dinamos kanë zëvendësuar pa humbur kohë trajnerin.
Vendin e Francesco Morieros, i cili u largua papritur ditën e djeshme, e ka zënë Olsi Uku.
Lajmin e ka bërë publik vetë klubi dinamovit me anë të një postimi në faqen e vet zyrtare në “Facebook”.
Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner në ekipin e Tiranës.
Uku është një njohje e vjetër e ekipit pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar si dhe trajner i ekipit të 21-vjeçarëve.
Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: