Hellas Verona ka dhënë një lajm shumë të mirë së fundmi, në lidhje me gjendjen e talentit 18-vjeçar, Andrea Gresele.
Ky i fundit pak ditë më parë u godit nga tensioni i lartë në një stacion treni, teksa pati thyerje të mëdha në trup.
Menjëherë pas kësaj Gresele u shtrua me urgjencë në spital, ku ishte në gjendje shumë të rënduar.
Megjithatë klubi i Veronës, ka dhënë një lajm shumë të mirë, duke bërë më dije, se futbollisti ka lënë spitalin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Tashmë mbrojtësi i majtë do të vazhdojë rikuperimin e tij në shtëpi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: