Transferimi më i shtrenjtë i PSG-së, Neymar pritet të mungojë edhe në ndeshjen kthyese kundër Barcelonës.
Braziliani nuk ishte i pranishëm në fitoren e Parisit 1-4 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, por tani ‘rrezikon’ edhe në ndeshjen e kthimit në “Parkun e Princave”.
Sipas mediave franceze, lëndimi i Neymar është duke vazhduar dhe pavarësisht që është rikthyer në stërvitje nuk do jetë i gatshëm për sfidën ndaj katalunasve.
Ende s’është konfirmuar nga Pochettino ose ndonjë zyrtar i PSG-së, por mediat franceze spekulojnë se Neymar vazhdon të këtë probleme në gju. Vlen të theksojmë që PSG-ja do të përballet me Barcelonën më 10 mars ku do të përcaktohet edhe skuadra që do të kualifikohet në çerekfinale.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: