Ditën e sotme Juventusi do të përballet kundër Spezias në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Pirlo nuk do të mundë të llogarisë në të lënduarit, Paulo Dybala, Giorgio Chiellini, Juan Cuadrado, Leonardo Bonucci dhe Alvaro Morata.
Juventusi renditet në vendin e 3-të në Serie A, 10 pikë pas kryesuesve të Interit, por ka zhvilluar një ndeshje më pak se zikaltrit.
Spezia, për të cilën luan përfaqësuesi i Kombëtares së Shqipërisë Ardian Ismajli, është në vendin e 14-të, shtatë pikë larg zonës së rënies nga liga.
Formacionet e mundshme:
Juventus: Szczesny; Danilo, Demiral, De Ligt; Chiesa, Rabiot, Bentancur, Ramsey, Bernardeschi; Kulusevski, Ronaldo
Spezia: Provedel; Vignali, Terzi, Ismajli, S Bastoni; Estevez, M Ricci, Maggiore; Gyasi, Nzola, Agudelo
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: