Covid i merr jetën fotografit të njohur sportiv

Covid i merr jetën fotografit të njohur sportiv

16:30, 01/03/2021

Luigj Preçi fotoreporter i njohur sportiv është ndarë nga jeta ditën e sotme, pas një beteje të gjatë me Covid.

Preçi u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare.

Me fotot e tij, Preçi ishte një nga fotografët që ka përcjellë një pjesë të mirë të futbollit shqiptar.

Ai ka mbuluar për thuajse 60 vjet aktivitetet e kampionatit, kupës dhe aktiviteteve ndërkombëtare.

Më shumë ai ka qenë si fotoreporter në aktivitetet e klubit Partizani dhe ekipit Kombëtar.

Për kontributin e tij është vlerësuar edhe nga FSHF me rastin e 80-vjetorit të lindjes.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco