Saranda Daci, MVP e xhiros 15

Saranda Daci, MVP e xhiros 15

15:33, 01/03/2021

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 15-të në EBC Ligën e Femrave, ku kishte përballje mjaft interesante.

Derbin e fitoi Bashkimi, që mundi si mysafir Vëllaznimin me rezultat 68:85. 

Basketbollistja më e dalluar në parket ishte Saranda Daci e skuadrës prizrenase me 33 pikë, 15 kërcime dhe tri asistime, me indeksin 32, apo më të lartin e ndeshjes. Të gjitha këto shifra, Daci i arriti për 29 minuta sa qëndroi në parket.

Ajo ndihmoi skuadrën prizrenase të shënojë fitoren e radhës. Bashkimi ka 14 fitore dhe një humbje, duke qenë lidere bindëse në EBC Ligën e Femrave.

Ndërkohë, top-5 basketbollistet me indeksin më të lartë në xhiron e fundit ishin: Alexis Tolefree (Prishtina) 44, Enxhi Xhanaj (Prishtina) 39, Era Shatri (Prishtina) 34, Saranda Daci (Bashkimi) 32, Aisha Ballarabe (Bashkimi) 31. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco