Policia e kërkonte kur luante në Superiore, historia e pazakontë e rebelit Olayinka

Policia e kërkonte kur luante në Superiore, historia e pazakontë e rebelit Olayinka

13:06, 01/03/2021

Peter Olayinka është një nga lojtarët më të talentuar që ka luajtur në Superiore. Nigeriani, i cili tani shkëlqen me Slavia Prague në Çeki, hapat e parë në karrierë i ka hedhur në kampionatin tonë, ku u bë i famshëm te Bylisi.

Sulmuesi ishte nga lojtarët më të kërkuar në vend dhe në verën e vitit 2013 Kukësi arriti ta bindte atë për të firmosur. Gjithsesi ai nuk mund të luante për verilindorët, pasi ballshiotët e çuan çështjen në FIFA. Firmosja e dy kontratat e penalizoi atë, pasi u pezullua për katër muaj.

 Atë periudhë Olayinka nuk e çoi dëm, pasi luajti me Yenicami në Ligën e Qipros Veriore, që nuk njihet nga FIFA. Më pas Bylisi që zotëronte kartonin gjeti marrëveshjen për transferimin e sulmuesit nigerian te Skënderbeu.

19-vjeçari, sipas asaj që pretendonin në klubin e Kukësit, u kishte ikur verilindorëve natën dhe ata kishin bërë edhe një denoncim në polici. Olayinka ishte në kërkim nga policia, pasi klubi i Kukësit nuk e kishte tërhequr denoncimin.

 Pavarësisht se ishte në kërkim, ai vazhdonte të luante normalisht dhe vetëm në fund të dhjetorit të vitit 2014 ai u ndal nga policia. Teksa nigeriani po i drejtohej Kosovës, në pikën kufitare të Morinës ai u ndalua nga policia.

Në sistemin e policisë Olayinka figuronte si person në kërkim dhe forcat e rendit autorizuan ndalimin e futbollistin. Olayinka asokohe u mbajt për pesë orë në ambientet e policisë kufitare. Pasi ngjarja u sqarua, i riu u lejua të udhëtonte drejt Kosovës. / abcnews

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco