Ermal Meta bën tifozllëk për skuadrën e Napolit dhe ka dy fjalë për Gattuson

Ermal Meta bën tifozllëk për skuadrën e Napolit dhe ka dy fjalë për Gattuson

12:58, 01/03/2021

Këngëtari shqiptar i cili tashmë po bën karrierë në shtetin fqinj, Itali do të jetë ndër protagonistët e mëdhenj të edicionit 2021 të Sanremos.

Meta do të kthehet në Festival pas fitores së tij tre vite më parë dhe në lidhje më këtë të fundit dhe për pasionin e tij për sportin ka folur për mikrofonat e ''Gazzetta dello Sport''.

 ‘Sporti im i preferuar është vrapimi, por nuk është e lehtë të jesh konsistent. Tani nëse ngjesë shkallët deri në katin e tretë më merret fryma’  është shprehur ai ndër të tjerat.

Gjithashtu ai ka folur dhe për pasionin e tij për futbollin.

'Skuadra ime e preferuar? Napoli. Unë e dua këtë qytet, që është plot ngjyra, kontradiktor, me një traditë të thellë muzikore, ekipi po kalon një periudhë të vështirë, por Gattuso mbetet i preferuari i im. Mesi ka lindur por Gatusso do të bëhet. Vullneti e mund talentin'.

Si e imagjinoni veten në skenë pa një publik?

"Do të jetë paksa e çuditshme të këndosh në një teatër bosh, por mendoj se është shumë më e vështirë për drejtuesit Amadeus dhe Fiorello, e gjithë mbështetja ime shkon tek ata".

 Do të këndosh cover këngën ‘Caruso’ të Lucio Dallës?

Të gjithë më këshilluan që të mos e këndoja, kështu që unë e zgjodha: Më pëlqen të provoj veten.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco