Trajneri italian, Fabio Capello ka thurur elozhe për mesfushorin e Interit, Nicolo Barella për të cilin mendon se është një lojtar i jashtëzakonshëm.
“Conte këtë vit ka në skuadër një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, Nicola Barellan, pa dyshim”, tha ai.
“Ka vrapime të mira, vizion të lojës, kur shkon të krosojë me këmbën e djathtë, gjithmonë e dërgon topin në vendin e duhur”, shtoi ai.
“Barella është tejet i saktë, ka një kualitet superior duke pasur të njejtën cilësi të vrapimit dhe të rikuperimit të topit”, përfundoi Fabio Capello.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: