'Tronditet' Barcelona, arrestohet ish-presidenti Josep Bartomeu

'Tronditet' Barcelona, arrestohet ish-presidenti Josep Bartomeu

12:21, 01/03/2021

Ish-Presidenti i FC Barcelonës, Josep MarIa Bartomeu, është arrestuar në vazhdim të hetimeve për skandalin që tashmë njihet me emrin “Barca Gate”.

Bastisja ka të bëjë me skandalin e vitit të kaluar, kur klubi i kishte kontaktuar disa kompani për të bërë fushatë kundër njerëzve të caktuar dhe entiteteve që e kundërshtonin administratën e presidentit të atëhershëm të klubit, Josep Maria Bartomeu.

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe dy drejtues të tjerë të klubit katalanas: Óscar Grau (Drejtor i Përgjithshëm), Román Gómez Ponti (drejtor i shërbimeve juridike) dhe Jaume Masferrer (këshilltar i Bartomeut).

Disa agjentë të trupit të sigurimit katalanas kanë hyrë në ambientet klubit këtë mëngjes dhe po kryejnë, një inspektim edhe pse ata ende nuk kanë shumë detaje në lidhje me kontrollet që po kryejnë njësia “Mossos”.

Skandali “Barça Gate” ka lidhje me përgjimet e disa futbollistëve kryesorë të ekipit, nga një kompani e paguar nga Bartomeu me qëllim për të diskretituar në rrjet lojtarët e rëndësishëm të skuadrës si Messi, Xavi apo Pique, që ishin kundër linjës së drejtuesve.

Priten zhvillime të reja nga bastisja që po ndodh në objektet e “Camp Nou”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco