Skuadra e Liverpooli e ka fituar takimin e mbrëmshëm ndaj Sheffield United në Premier League.
Me golin e Curtis Jones dhe autogolin nga Bryan, skuadra e Klopp fitoi tre pikë të plota.
Por kujt ia dedikoi golin Jones?
Pas ndeshjes ai foli para mediave, ku tha se golin e shënuar ia dedikon babait të Alisson Backer që u nda nga jeta para dy ditësh.
“Unë do të doja të gjej kohë për të thënë se ky gol është për babanë e Alissonit. Nëse Alisson e sheh këtë, ky është për ty vëlla”, tha ai.
Liverpool's Curtis Jones dedicated his goal vs Sheffield United to Alisson's Dad, who tragically died last week ?? pic.twitter.com/HxadhovWsQ
— Goal (@goal) March 1, 2021
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: