Atletico e Madridit nuk bën më dhurata për Realin dhe Barcelonën.
Skuadra e Diego Simeones fitoi 0-2 në fushën e Villarealit dhe shkon +5 nga Barcelona, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Në “Estadio de la Ceramica” miqtë shënuan nga një gol në çdo pjesë.
I pari, në fakt, ishte autogol i Alfonso Pderazas, ndërsa i dyti u realizua nga Joao Felix.
Futbollistët e “Nëndetëses së Verdhë” dhanë gjithçka në minutat e mbetura për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por e patën të pamundur të çanin mbrojtjen solide të “Los Colchoneros”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: