Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 25-të të Premier Ligës angleze mes Chelseat dhe Manchester United.
Një barazim i vakët, pavarësisht përpjekjeve nga të dy ekipet.
Blutë e trajnerit Tuchel ishin disi më dominues në këtë përballje, kryesisht në pjesën e dytë, por gjithsesi mungoi saktësia para portës.
Vendasit kërcënuan plot 6 herë portën e De Geas, teksa United arriti të gjuante vetëm 4 herë në portën e Mendi.
Kujtojmë që me rezultatin 0-0 u mbyll edhe sfida e fazës së parë e zhvilluar më 24 tetor 2020.
Me këtë barazim skuadra e Solskjaerit e thelloi në -12 pikë diferencën nga kryesuesit e Manchester Cityt, teksa kjo ishte baraspesha e 3-të në 5 ndeshjet e fundit për “Djajtë e Kuq”.
Ndërkohë në pozita aspak komode ndodhet Chelsea, që renditet në vendin e 5-të me 44 pikë në 24 ndeshje.
Në sfidën e radhës skuadra e Tuchel do të ndeshet me Liverpoolin, teksa United do të jetë mysafir ndaj Cristal Palace.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: