Ish-kapiteni i Interit dhe sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi, ka postuar një foto duke mbajtur oksigjen dhe tani e ka shpjeguar përse e ka bërë.
Pas fotos së postuar me maskë okshigjeni, tifozët filluan të shqetësohen rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Mirëpo, argjentinasi shpjegoi se e përdor që të shërohet më shpejt dhe t’i parandalojë dëmtimet.
“Për të gjithë që pyesin, kjo është dhomë hiperbarike që e kam në shtëpi. E përdor që të parandaloj dëmtimet dhe të shërohem me shpejt pas ndeshjeve ose stërvitjeve. Oksigjeni i pastër merret me një presion tre herë më të lartë se atmosferiku”, tha ai.
Nga ana tjetër, tifozët kanë filluar ta kritikojnë, sepse postoi foton pa treguar gjendjen shëndetësore.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: