Peter Knabel, trajner dhe drejtor i akademisë së të rinjve Schalke 04, do të marrë detyrën e lënë nga Christian Gross në krye të klubit, pas shkarkimit të trajnerit që erdhi si pasojë e humbjes ndaj Stuttgart.
Trajneri i ri do të jetë i pesti që do të ulet në stolin e Minatorëve, një rekord i vërtetë në Bundesliga.
Para tij, përveç Gross, ishin edhe Wagner, Baum e Stevens që pasuan njëri-tjetrin.
Knabel kapërcen kështu edhe klube si Hamburg dhe Hertha Berlin, të cilët ishin ndalur në katër trajnerë në një sezon.
Schalke vendos kështu rekord negativ në Bundesligë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: