Juventusi është ndalur në barazim 1-1 në sfidën ndaj Veronës e vlefshme për 23-të në Serie A.
Dy golat u shënuan gjatë pjesës së dytë. Federico Chiesa dhuroi një asistim të bukur për Cristiano Ronaldon, i cili shënoi në minutën e (49’) me një goditje të bukur kalon në avantazh “Zonjën e Vjetër”.
Ronaldo shënoi golin e 19-të në Serie A këtë sezon dhe është golashënuesi më i mirë i kampionatit. Por, Verona rrezikoi disa herë portën e Szczesnyt me anë të Migel Velosos.
Ishte futbollisti Barak i cili realizoi në minutën e (77’) barazoi shifrat në 1-1.
Me këtë barazim, Juventusi mban vendin e 3-të me 46 pikë, ndërsa Verona qëndron në vendin e 9-të me 35 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: