Vllaznia ka rinovuar me dy lojtarët më të spikatur këtë sezon me fanellën kuqeblu. Bëhet fjalë për kapitenin Erdenis Gurishta dhe mesfushorin Arsid Kruja.
Të dy futbollistët konsiderohen nga drejtuesit e klubit shkodran si pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë për rikthimin tek suksesi. Ata kanë nënshkruar për dy vitet e ardhshme.
Kujtojmë që Vllaznia do të sfidojë Tiranën në “Loro Boriçi” nesër me fillim nga ora 13:00.
POSTIMI I VLLAZNISË –
VLLAZNIA RINOVON ME GURISHTËN E KRUJ?N
Dy nga lojtarët më të spikatur kuqeblu Kapiteni Gurishta dhe mesfushori Kruja kanë rinovuar sot edhe për dy sezone të tjera me ekipin e Vllaznisë si pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë për rikthimin tek suksesi?????
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: