Trajneri i Milanit reagon për shortin e Europa League: Kemi kujtime historike me Manchesterin

Trajneri i Milanit reagon për shortin e Europa League: Kemi kujtime historike me Manchesterin

14:52, 26/02/2021

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i intervistuar nga mikrofonat e “ANSA”-s ka folur për fazën e 1/8 të Europa Ligës, ku goglat kuqezinjtë i shortuan me Manchester United.

Një finale e parakohshme mund të quhet kjo, duke parë ecurinë e të dyja skuadrave në kampionatet respektive, por edhe nga vetë emri i dy klubeve të mëdha.

“Për ne do të jetë një ndeshje stimuluese dhe motivuese, pasi do të përballemi me një nga favoritet kryesore të këtij kompeticioni. Një kundërshtar dhe një stadium që japin kujtime heroike të historisë sonë”, tha tekniku kuqezi, Stefano Pioli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco