Manchester United-Milan, sfidë e veçantë për Zlatan Ibrahimovic

Manchester United-Milan, sfidë e veçantë për Zlatan Ibrahimovic

13:46, 26/02/2021

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i fazës së 1/8-ave të finaleve të Europa Lague, shkruan Syri.net.

Përplasja e madhe e kësaj faze është Manchester United-Milan.

Kjo do të jetë një sfidë e veçantë për Zlatan Ibrahimovic, pasi do të luajë kundër ish-ekipit me të cilin ka kaluar një pjesë të karrierës së tij të gjatë.

Ibrahimovic kaloi dy sezone në United midis 2016 dhe 2018, duke shënuar 29 gola në 53 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Gjithashtu sulmuesi suedez realizoi 5 herë në 11 ndeshje në sezonin 2016-2017, duke ndihmuar Manchester United të fitojë Ligën e Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco