Vret veten ish-trajneri pas akuzave për abuzim seksual ndaj gjimnasteve

Vret veten ish-trajneri pas akuzave për abuzim seksual ndaj gjimnasteve

13:37, 26/02/2021

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e sportit. Ish-trajneri 64-vjeçar i përfaqësueses amerikane të gjimnastikës, Xhon Gedert, i dha fund jetës së tij, menjëherë pasi u bë publike ngritja e akuzave për abuzime seksuale ndaj gjimnasteve në palestrën e tij në Miçigan.

Ish-trajneri do të duhej të shfaqej para gjykatës së fundmi.

“Është fundi i një historie tragjike për të gjithë personat e përfshirë”, tha Prokurorja e Përgjithshme e Miçiganit, Dana Nesel.

Xhon Gedert u akuzua për një sërë krimesh. Përveç akuzës për abuzime seksuale, mbi ish-trajnerin rëndojnë edhe ato për trafik të qenieve njerëzore dhe për organizatë kriminale.

Po kështu, Gedert ishte i përfshirë edhe në skandalin që çoi në dënimin me 60 vjet burg të ish-mjekut të skuadrës amerikane të Gjimnastikës, Larri Nasar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco